Ish-menaxheri i Rinës ‘zbulon’ fatin e reperes

By

Pak javë më parë, Prive.al nga burime të sigurta konfirmoi se një prishje e Rina Balajt me ‘On Records’ kishte rezultuar me zhdukjen e këngëtares edhe nga rrjetet sociale.

Një detaj i tillë u mohua nga menaxheri i kompanisë i cili demantoi se Rina faktin nuk është pjesë e ‘On Records’ duke u mjaftuar me fjalinë se ajo ‘ka vendosur për shkaqe personale të pauzojë karrierën në muzikë’.

E sot, fansat janë habitur kur llogaria e këngëtares me gati gjysmë milioni ndjekës, si mollë sherri është rikthyer me emrin ‘OnRecords’. Në këtë formë, është vulosur raportimi i Prive.al të cilin shumë kolegë ishin ngutur ta hedhin poshtë.

Gjithashtu, Met Elshani në InstaStory teksa ka folur për llogarinë në Instagram që nuk i përket më Rinës, e ka konfirmuar edhe faktin se ajo nuk është më pjesë e ‘On Records’, detaj të cilin Prive.al e bëri të ditur qysh tre javë më parë.

 ‘Po shoh shumë reagime nga fansat e Rinës. Me këtë shkrim po ju njoftojmë se Rina me dëshirën e saj ka lënë muzikën dhe se nuk është më pjesë e OnRecords. Sa i përket Instagramit është pronë e OnRecords me kontratë, faleminderit për mirëkuptim’ – ka deklaruar Elshani në postimin e bërë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm