Në muajin Shtator ju njoftuam që këngëtarja e njohur Leonora Poloska po rikthehet me një projekt të ri muzikor.
Planet ishin që projekti të publikohej brenda muajit që lamë pas me videoklip mirëpo është shtyrë për disa javë.
E pritja merr fund nesër.
Këngëtarja ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale se të Mërkurën në ora 19:00 publikohet kënga e titulluar ‘S’ishte fat’.
Bazuar në titullin i ngjashëm me ‘Fati im nuk ishte ti’, duket se po vjen një tjetër nga ato baladat e Leonorës që nuk harrohen të cilën mezi po e presim. /Prive.al