Alban Skënderaj sonte ka mbajtur koncert në Amfiteatrin e Parkut të Gërmisë, ku përpos adhuruesve të muzikës së tij, kishte edhe kolegë të tij të pranishëm.
Madje ndër ta ishte edhe e fejuara e tij, Miriam Cani e cila është në muajt e parë të shtatëzanisë.
Por gjatë kohës kur Albani ishte në skenë, Cani nuk qëndroi vetëm. Pranë saj ishte këngëtarja Argjentina Ramosaj, të cilat u fotografuan me njëra-tjetrën.
Përpos muzikës, koleget me siguri kanë bërë bisedë edhe për shtatëzani, pasiqë të dyja shumë shpejt do të bëhen nëna./Prive.al
best