Ishtë fillimi i hershëm i muajit qershor, kur Prive ekskluzivisht raportoi për shkëndija të reja mes këngëtares me prejardhje shqiptare dhe modelit dhe vëllait të motrave të njohura Hadid, Anwar Hadid.
Pastaj në muajin korrik dyshja u panë duke shkëmbyer puthje në festivalin British Summer Time Hyde Park në Londër, dhe këtu u vulos lidhja e tyre e re.
Përveç se e përkushtuar në lidhje, Dua Lipa nuk ka lënë anash edhe projektet e saja muzikore duke u shpërngulur përkohësisht në New York, ku edhe u publikuan disa foto nga shesh xhirimi i videoklipit të saj të ri.
Pasi Dua Lipa kishte paralajmëruar një ‘epokë të re’ në Instagram duke debutuar edhe ngjyrën e re të flokëve, ajo fshiu të gjitha postimet e saj nga rrjeti social në fjalë.
Mosprezenca e saj me postime konsistente në Instagram nuk bëri që vëmendja të largohej nga ajo – përkundrazi bëri që ajo te fitonte edhe disa mijëra ndjekës të rinj brenda kësaj periudhe të shkurtër.
Mirëpo për ndjekësit dhe fansat e saj, sado e papëlqyeshme të jetë largimi i Lipës nga Instagrami, është i dashuri i saj që sjell video dhe foto të Duas. /Prive.al