Aktori i nominuar për Oscar, Robert Forster ka vdekur në moshën 78 vjeç pas një sëmundjeje të shkurtër.
Publicisti i tij tha se Forster vdiq nga kanceri i trurit pas një sëmundjeje të shkurtër. Ai ishte në shtëpi në Los Angeles, i rrethuar nga familja, duke përfshirë katër fëmijët e tij dhe partneren Denise Grayson.
Ai mori një nominim për Oskar në 1998 për rolin e Max Cherry, në Jackie Brown të Quentin Tarantino. Tarantino krijoi rolin veçanërisht për të dhe ajo rinovoi plotësisht karrierën e Forster.
Pas serialit të famshëm, dhe ndër më të vlerësuarit në botë ‘Breaking Bad’, ngjarja u rikthye në film për të trajtuar më hollësisht fatin e njërit ndër dy personazheve kryesor në serial Jessie Pinkman.
Filmi i quajtur ‘El Camino’ u lansua në Netflix ku Forster riprodhoi rolin e tij si Ed ose siç njihet në serial ‘zhdukësi’.
Mirëpo ditën e premte, e cila ishte edhe data kur filmi u lansua për publikun e gjerë, Forster ndërroi jetë pas luftës me kancerin në tru. /Prive.al