Ikona amerikane i kërkon Bebe Rexhës të bëjnë një bashkëpunim në të ardhmen

By

Jo shpeshherë ndodh që të të dërgohet një video, ku protagonist është idhulli yt ku thotë se është fans i yti dhe që do të dëshironte një bashkëpunim.

Po nëse je Bebe Rexha kjo është e gjitha një tjetër çështje.

Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme Dolly Parton e cila i ka dërguar një video Bebes dhe e ka emocionuar shumë.

Image result for dolly parton

“Përshëndetje. Jam një fanse e jotja. Dhe shpresoj që një ditë të bëjmë bashkëpunim. Dikush më tha që edhe ti e do këtë gjë. Ta bëjmë realitet!”, i ka thënë ajo Bebes ndërsa këngëtarja shqiptare lajmin e gëzueshëm e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

“Vdiqa. Ajo është njëra nga idhujt e mi. Dua të them, vetëm shikoje! Nuk mund të besoj që ajo më dërgoi këtë video. Mu desh ta postoja. Ndoshta një bashkëpunim? /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm