Pas projekteve të shumta, a dëshiron Floriani të bashkëpunojë prapë me Adrianin?

By

Floriani u bë njohur pasi ishte Adrian Gaxha ai që e zbuloi talentin e tij, dhe e morri nën menaxhim.

Me bashkëpunimet si ‘Ngjyra e kuqe’, ‘Oj ti qikë’, ‘Kjo zemër’ – Floriani morri shumë vëmendje nga publiku duke bashkëpunuar më Gaxhën.

Mirëpo tash e një kohë, ai vepron si një artist i pavarur, edhe pse siç tha në Prive, ishte larguar nga muzika përkohësisht, shkak i një marrëveshjeje me familjen  tij.

I ftuar në Prive, si protagonist i intervistës ‘Qitja pikën’ – Floriani zbuloi shumë gjëra për publikun.

I pyetur se nëse do të bashkëpunontë prapë më Adrianin ai përgjigjet: “ Do të doja edhe një bashkëpunim me Adrianin, por kësaj radhe jo Adriani me mua, por unë me Adrianin.” – thotë ai duke buzëqeshur.

Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni më poshtë, si i ftuar në intervistën ‘Qitja pikën’, në edicionin e ri të Prive i cili filloi të shtunën e kaluar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm