Modelja Rashel Kolaneci e cila aktualisht nuk është e angazhuar në ndonjë projekt muzikor do jetë pjesë e filmit të ri të Bes Kallakut, ‘Falco’.
E duket se gjatë xhirimeve ajo është bërë bashkë me një prej politikaneve të njohura shqiptare, Monika Kryemadhin.
Në një foto të ndarë me ndjekësit në Instagram, Rashel është shprehur në superlativa për Kryetaren e LSI-së duke u shprehur: ‘Përtej politikës, ndjeva energjinë e një gruaje plot mirësi dhe pozitivitet’.
Mbetet të shihet nëse zonja Kryemadhi do jetë pjesë e ndonjë sekuence të filmi duke ndjekur shembullin e Kryeministrit Rama i cili do të jetë pjesë e filmit të ri Ermal Mamaqit apo thjesht bëhet fjalë për një takim rastësor në ambientet e televizionit. /Prive.al