Këngëtarja shqiptare, Iliria Gashi, që për herë të parë perfomoir në Sunny Hill Festival 2019, nuk dëshiron farë të marrë pjesë në Eurovision – është më e pakta që mund të themi.
Edhe pse fansat e saj, kërkojnë që ajo të jetë pjesë e Eurovisionit, ajo e ka ndarë mendjen për jo, duke postuar në InstaStory të Instagramit:
“Unë sa herë dikush më thotë që të shkojë në Eurovision!”
Nga postimi që duket të ketë marrë shumë vëmendje, ndoshta edhe për gjuhën, ajo më pas shpjegoi veten:
“Do të preferoja suksesin që vjen ngadalë ose të mos isha fare e famshme, sesa të kem të bëjë me spektakle pa cilësi! Muzika ime është kualitative dhe Eurovisioni ishte interesant kur isha 10 vjec, tani nuk ka një artist që është kredibil dhe i suksesshëm ndërkombtarisht e të ketë dalë nga ai spektakël. Ju lutem mjaft më bezdisët! A e pyetët Bebe Rexhën apo Beyonce-n për të njëjën gjë kur nuk ishin fort të njohura?!”
Ajo është një emër i ri i skenës muzikore botërore që sapo ka nisur të dalë në sipërfaqe.
Dhe PO, është shqiptare nga Kosova.
Listës së bujshme të emrave të vajzave shqiptare që po bëjnë namin me muzikën e tyre do u bashkëngjitet edhe një emër i ri. ILIRA, është vajza për të cilën e kemi fjalën, e që është krahasuar me talentin e muzikën e Rihannas e shqiptares Dua Lipa.
Madje kompania amerikane e videoklipeve, VEVO ka publikuar një këngë të sajën, duke thënë: “Nëse ju pëlqen Rihanna dhe Dua Lipa, ILIRA, s’duhet t’iu ikë nga radarët”. /Prive.al