Cardi B thyen të gjitha rregullat në javën e modës në Paris

By

Cardi B kohëve të fundit po na mahnitë me paraqitjet e saja. Jo më largë se javen e kaluar Prive ju a bëri të ditur se këngëtarja e famshme kishe zgjedhur veshjen e dizajnerit më të sukseshëm shqipëtar, Valdrin Sahitit për një nga paraqitjet e saja.

E pabesueshme por e vërtetë: Valdrin Sahiti dizajnon fustan për Cardi B-në

Kanë kaluar disa ditë, por tani Java e modës në Paris mund të fillojë zyrtarisht, falë Cardi B, i cila sapo solli esktravagancën e saj në ketë ngjarje të rëndësishme të botës së modë duke dëshmuar edhe një herë se ajo nuk di vetëm të këndojë.

Paris Fashion Week Celebrities Sightings, Cardi B

 

E shoqëruar nga një truprojë, reperja 26-vjeçare dhe fashionista ktheu kokën dhe ngriti në këmbë një turmë paparacësh në rrugët e kryeqytetit francez, kur ajo eci disa qindra metra para Kullës Eifel e veshur kokë e këmbë në një ansambël me lule jeshile, blu dhe të bardhë që madje i mbulonte fytyrën.

 

Veshja është pjesë e koleksionit të vjeshtës 2019 të Richard Quinn dhe u debutua në shkurt, në pasarelë gjatë javës së modës në Londër.

Burimi: Eonline.com

Artikuj të ngjashëm