Kylie Jenner me mesazh publik pasi u shtrua në spital

By

Kylie Jenner shkroi një mesazh për fansat e saj të cilët u merakosen për shëndetin e saj pas raportimit se ajo u shtrua në spital dhe nuk kishte mundësi të udhëtonte drejto Parisit për Balmain Fashion Show.

“Siç e dini, unë isha duke u përgatitur për të shkuar në Paris për shfaqjen e Balmain në Paris për fillimin e koleksionit tim me Olivier. Fatkeqësisht, unë jam vërtetë e sëmurë dhe nuk jam në gjendje të udhëtoj. Jam e mërzitur që s’mund të jem në këtë shfaqje por e di se ekipi im i mahnitshëm dhe miqtë e mi janë në qytet për ngjarjen”.

Këtë javë u raportua se Kylie është në spital për shkak të një gripi.

“Krijimi i këtij koleksioni me Olivier ka qenë një ëndërr”, shtoi ajo.

Artikuj të ngjashëm