Një tjetër shqiptare shumë e suksesshme nëpër botë, është Ava Max.
Këngëtarja me prejardhje nga Saranda, ka arritur të depërtojë fuqishëm në tregun e huaj sidomos pas projektit me titull “Sweet but Psycho”.
Edhe pse Ava nuk ka lindur në trojet shqiptare, prejardhjen e saj nuk e harroi kurrë dhe shpesh e përmend në intervista.
Së fundmi, atë e pyeti një ndjekës në Instagram se a di të flasë gjuhën shqipe.
“Po, ajo ka qenë gjuha ime e parë”, ka qenë përgjigja e saj./Prive.al