Legjenda e muzikës shqiptare, sot feston ditëlindjen.
Sabri Fejzullahu mbush plot 72 vite jetë por është më energjik se kurrë më parë.
Këngëtari i cili solli projekte të shumta përgjatë karrierës së tij të gjatë muzikore, mori urim publik nga djali Ermali, i cili e uroi në Instagram.
“Urime ditëlindjen Mbret”, ka shkruar Ermali poshtë një fotografie të Sabriut.
“Zemrën gur” është kënga e tij e fundit por këto ditë pritet të dalë një projekt i ri muzikor nga Sabri Fejzullahu.
Ne i urojmë shëndet dhe suksese edhe për shumë vjet të tjera./Prive.al