Gold Ag ka për t’i thënë diçka të rëndësishme publikut!

By

Gold Ag pati një mesazh të rëndësishme për publikun, sidomos ata që e adhurojnë muzikën e tij.

Artisti ka përfunduar me sukses sezonin veror dhe shfrytëzoi rastin për t’I falënderuar të gjithë ata që e ftuan gjatë muajit korrik dhe gusht.

“Rrugëtuam së bashku dhe u mundova që të sjellë më të mirën për ju gjatë muajit Korrik e Gusht publik i dashur.Mbaruam me të mira këtë sezonë dhe shpresoj që jemi nda të kënaqur si unë poashtu edhe ju.Faleminderit prej zemre krejt atyre që më patën surprizë në familjet e tyre, gëzimi, vallja e kënga na shoqëroi bashk por nganjëherë edhe loti i gëzimit.Kam shumë për të thënë por prap s’mund ta përshkruaj çdo gjë.Lus Zotin të takohemi gjithmonë për gëzime edhe gjatë këtij viti por edhe në vitet në vijim.Falenderoj Zotin dhe juve publik i dashur mbarë shqiptarë.FALEMINDERIT”, ka shkruar Gold Ag në Instagram.

Këngëtari këtë vit ka qenë shumë aktiv me koncerte dhe ahengje të ndryshme familjare por njësoj edhe me projekte.

Ai solli shumë bashkëpunime dhe këngë solo, disa prej të cilave numërojnë miliona klikime./Prive.al

Artikuj të ngjashëm