Kur ju thonë se jeni shumë të rinj për t’i bërë gjërat, përgjigjuni si Valza Zhegrova!

By

Këngëtarja Valza Zhegrova, asnjëherë nuk e ka zbuluar moshën e saj të vërtetë por marrë parasysh fytyrën e njomë dhe freskinë rinore që përçon, ajo është goxha e re.

Por pavarësisht këtij fakti, Zhegrova që nisi muzikën duke bërë covers të artistëve të tjerë e duke i plasuar në Youtube u vërejt shpejt nga producenti kosovar Mixey dhe ajo sot ka nisur të ndërtojë një karrierë të sajën muzikore.

Këngë plot e fansa edhe më plot, ndonëse e re me moshë, Valza ia doli!

Por paska marrë fjalë e fjalë nga të tjerët që i kanë thënë se është e re t’i bëjë gjërat që do, e është e re të hyjë në industrinë muzikore.

Ndërsa së fundmi ajo ka lansuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me reperin Don Phenom dhe Mixey të quajtur Andale!

Kjo po supozojmë që është arsyeja pse Zhegrova publikoi këtë deklaratë në Instagramin e saj:

“Mos i lejoni njerëzit t’ju thonë se jeni shumë të rinj të arrini diçka. Një bebe tigër, mbetet ende një tigër”.

Ne s’mund të ishim më dakord se kaq për këtë punë!

Artikuj të ngjashëm