Këngëtarja e famshme amerikane Katy Perry është akuzuar për ngacmim seksual nga Josh Kloss, modeli i cili luante rolin e të dashurit të këngëtares në videoklipin e këngës së saj “Teenage Dream”.
Josh ka shkruar një deklaratë të gjatë në Instagramin e tij, ku thotë se njëherë këngëtarja i ka zhveshur atij pantallonat dhe e ka ekspozuar para miqve të saj.
“Njëherë solla me vete një mik timin që p vdiste ta takonte dhe kur u takuam me Katyn u përqafuam. Mirëpo kur desha t’ia prezantoj mikun tim, ajo mi zhveshi tutat e mia Adidas dhe të brendshmet dhe më pas ua tregoi disa miqve të saj gej penisin tim. E imagjinoni dot sa patetik dhe i turpëruar po ndjehesha?
“Po e shkruaj këtë sepse të gjithë mendojnë se burrat me pushtet janë perversë! Mirëpo gratë me pushtet janë po aq të shpifura. Kam fituar vetëm 650 dollarë nga paraqitja në atë videoklip”
Tani, femër, moderatore e një programi në Gjeorgji me emrin Tina Kandelaki ka akuzuar Perry për ngacmim seksual, sipas gazetës ruse Rossiyskaya Gazeta.
Kandelaki pretendon se Perry ishte intoksikuar shumë kur ajo e preku në mënyrë jo të duhur dhe u përpoq ta puthte. Kandelaki thotë se ajo kundërshtoi veprimet e Perry, por këngëtarja pop vazhdoi të veprojë në mënyrë jo të duhur me njerëzit e tjerë që morën pjesë në këtë event.
Ajo vazhdoi duke thënë se vendosi të dilte në publik pasi dëgjoi për keqtrajtimin e supozuar të Perlit ndaj Kloss.
Nuk ka dalë asnjë përgjigje zyrtare për asnjë prej akuzave nga Perry ose përfaqësuesit e saj që nga koha e shkrimit të lajmeve. /Prive.al