Fustani i famshëm i J Lo tani edhe në atlete (FOTO)

By

Kanë kaluar pothuajse 20 vjet që kur Jennifer Lopez kishte veshur fustanin e saj të famshëm Versace për Grammys.

Por i njëjti ende është pjesë e titujve…. dhe të mbathurave.

Shtëpia italiane e modës ka bashkëpunuar me Concepts për të krijuar atlete të frymëzuara nga fustani në fjalë, në nder të 20 vjetorit të tij dhe ditëlindjen e 50-të të Lopez.

Dizajni i gjelbër me gjethe duket fantastik në krijimin e ri për atlete.

Në një video të kohëve të fundit në kanalin e saj YouTube, Lopez zbuloi se veshja legjendare pothuajse nuk ndodhi.

Në ditët para Grammys, Lopez dhe stilistja e saj ishin midis veshjes Versace dhe një opsioni tjetër më pak të guximshëm.

Por kur Lopez e kishte provuar fusntanin e gjelbër, vendosi menjëherë se ajo ishte dukja e duhur.

Artikuj të ngjashëm