Kohëve të fundit, gjatë paraqitjeve të tija publike në emisionin që drejton, në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova, ai ka mbajtur gjithmonë vënë një qafore me simbolin kombëtar të shqiponjës.
Alaudin Hamiti, mbanë vënë një zinxhir me shqiponjën dy krenare pothuajse gjatë tërë kohës.
Shqiponja dy krenare që është edhe stema e flamurit kombëtar shqiptar, i ka identifikuar shqiptarët për shekuj me radhë dhe është një simbol jashtëzakonisht i bukur, i cili jo rrallë është përdorur edhe si element mode.
Madje varëset me shqiponjë janë shumë të popullarizuara dhe në njëfarë forme, e tregojnë qartë etninë e dikujt pa pasur nevojë të thotë asnjë fjalë.
“Ti nuk jeton jashtë që me e mbajtë këtë zinxhir me shqiponjë. Pse e mbanë palidhje?”, i ka shkruar dikush nga ndjekësit.
“Injoranda e paragjykimi i njerëzve primitivë s’ka kufij”, është përgjigjur Hamiti! /Prive.al