Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka mbajtur mbrëmë një koncert në Finlandë.
Ora u mirëprit nga mijëra fansa të saj atje, ku nuk munguan as dy flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.
Shumë prej imazheve të këtij koncerti, Ora vendosi t’i ndajë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Mirëpo në orët e vona këngëtarja ka publikuar një tjetër imazh, ku shfaqej tërësisht nudo.
Ajo ka mbuluar me efekte vetëm pjesët intime, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj “Oh përshëndetje”.
Por nuk shkoi larg dhe artistja shqiptare është penduar për fotografinë e publikuar, ndaj dhe ka vendosur ta fshijë.