Këngëtarja e famshme nga Shkupi, Adelina Tahiri, ka pushuar nga muzika që kur u bë nënë.
E martuar, tani me familjen e saj, vëmendjen ia përkushtoi Jonit, djalit të vetëm që ka me avokatin maqedonas Serjozha Markov.
Megjithatë, muzika si profesion e pasion i saji, është tani në plan të parë.
Për shkak se sic thotë një idiomë angleze “show must go on” – shfaqja duhet të vazhdojë, Tahiri po rikthehet me një këngë e cila titullohet “Përgjithmonë”.
Prive mëson se klipi është realizuar nga Capadoccia të Turqisë dhe ka kushtuar shumë, meqë Adelina gjithmonë ka investuar shumë në klipet e saja. /Prive.al