Kështu e kaloi Jonida Maliqi të Dielën me të dashurin

By

Tashmë nuk ka dyshime për romancën e Romeo Veshajt me Jonida Maliqin.

Pas disa muajsh të aludimeve dhe hipotezave që qarkullonin në portale, dyshja më nuk po fshihen, përkundër faktit që njëkohësisht as nuk po shfaqen tërësisht publikisht.

Megjithatë, janë postimet nga vende të njejta ato që po lënë të kuptohet mjaftueshëm mbi raportin e pandarë të dyshes.

23-vjeçari dhe 36-vjeçarja këtë të Dielë kanë shijuar plazhin në bregdetin shqiptar, në relaks të plotë, vetëm të dy.

Ka qenë Romeo ai i cili ka postuar një fotografi ku vërehet krahu i këngëtares teksa në interval të shkurtër kohor, nga po i njejti vend ka postuar edhe Jonida.

Duket se lidhja e nisur nga fundi i verës së vitit të kaluar po shkon si më së miri, në prag të përvjetorit të parë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm