Këtë të përbashkët paskan Stresi e Getinjo sa i përket burgut

By

Kjo nuk ishte hera e parë që reperi shqiptar Arkimed Lushaj u lirua nga burgu.

Stresi kishte rënë disa herë në duart e policisë, megjithatë, kjo është hera e parë që lirimin e tij nga qelia ku qëndroi për 8-të muaj, e bëri senzacion duke e publikuar në Instagram.

Këngëtari u arrestua pasi ishte nën përgjim prej një viti nga Policia e Tiranës. Po ashtu, pritet të ketë edhe arrestime të tjera, pasi Stresi akuzohet se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin tregtonin drogë në zonën e Ish-Bllokut në Tiranë.

Ndërsa mbrëmë ai ka dalë nga burgu për ditëlindjen e tij, e ka publikuar një video në të cilën shihet duke i përshëndetur gardianët derisa shokët që e presin jashtë, e shoqërojnë më shumë ovacione.

Mirëpo, ajo që na ra në sy është komenti i një kolegut të tij nga Kosova.

Bëhet fjalë për Getinjon nga Ferizaj, i cili i ka shkruar Stresit në koment se e kupton shumë mirë gëzimin e tij të lirimit nga burgu në ditën e ditëlindjes.

“Zoti i madh është. E kam përjetu këtë ndjenjë edhe unë me lirimin në datën e lindjes. Qofsh gjithmonë i lumtur vlla, ti dhe familja jote. Mirë se erdhe në rrugë ushtar”, ka shkruar Getinjo.

Artikuj të ngjashëm