Ajo gjithmonë e ka mohuar se ka ndonjë ndërhyrje në fizikun e saj.
Por reperja kosovare Tayna, jo rrallë herë është akuzuar për operacione kirurgjike apo ndërhyrje estetike në pamje.
Mirëpo e lodhur nga këto komente, ajo ka vendosur që ta lansojë një video në Instagram, ku përpiqet ta dëshmojë, se format e saja, e posaçërisht beli i hollë është natyral.
Tayna përmes kësaj videoje, e dëshmon po ashtu se nuk bën ndërhyrje e as editime në fotografitë që publikon, pasi që edhe në video, trupi i saj ka po ato forma. /Prive.al