Këngëtarja e famshme amerikane Lady Gaga, ka folur publikisht për herë të parë për ndarjen nga i fejuari i saj Christian Carino.
Në një emision televiziv të shtunën mbrëma, këngëtarja do performonte këngën “Someone to Watch Over Me”.
Por para se të niste të këndonte, ajo ka thënë ca fjalë për publikun.
“Herën e fundit që e këndova këtë këngë, kisha një unazë në gishtin tim, kështu që do të jetë ndryshe këtë herë”.
Ndërsa lajmi për ndarjen e Gagas, u bë publik në muajin shkurt, ndërsa ky ishte komenti i parë publik që këngëtarja bëri që pas ndarjes së saj nga i fejuari. /Prive.al