Alban Skënderaj në Prishtinë me 19 Qershor, skena e “1 Tetorit” pritet të jetë magjike

By

Këngëtari shqiptar Alban Skënderaj, pritet të performojë në Prishtinë me 19 Qershor.

E meqë edhe pak ditë na ndajnë nga koncerti madhështor i kantautorit, përveç se me muzikën e tij, ai pritet ta mahnisë publikun edhe me skenën ku do performojë.

Një video e një animacioni 3D e publikuar në profilin e këngëtarit, shfaqë të transformuar sallën e sporteve “1 tetori në Prishtinë”, ku Skënderaj do të këndojë.

Salla e sporteve e kryeqytetit kosovar, duket magjike nga ky animacion dhe krejtësisht e transformuar, për ta dhënë ndjesinë e një koncerti me përmasa botërore.

Madje ai jep edhe detajet se ku mund t’i blini biletat, duke theksuar se interesimi është tejet i madh.

Skënderaj po ashtu, sapo është martuar me partneren e tij prej 12 vitesh, këngëtaren Miriam Cani, ndërsa dje publikoi këngën “Duamë”, me bashkëshorten e tij, e klipi përmban edhe skena nga dasma e dyshes në ishujt Maldive. /Prive.al

View this post on Instagram

Ky projekt i animuar ne 3D tregon se si do te transformohet salla “1 Tetori“ per koncertin “HAPESIRA E NJE ENDRRE“ ne Prishtine ne daten 19 qershor ❤️ Nga neser keni te gjitha mundesite nga kudo ku jetoni, brenda apo jashte shtetit te pajiseni me bileten tuaj. Si Online brenda apo jashte vendit ashtu edhe fizikisht ne te gjitha qytetet shqiptare Kosove – Shqiperi. Do ju lutesha neser te nxitonit pasi interesimi eshte i madh. Opsionet e blerjes se biletes: Pika e shitjes ne Sallen “1 Tetori”, Prishtine, orari: 10:00 – 20:00. Online nga kudo ju jeni ne WWW.PENTAGRAMI.AL Te gjitha pikat Moneta – Moneygram ne Kosove. Rave Travel (Kosove). Te gjitha pikat EasyPay ne Shqiperi. Per shume info apo ide e kuriozitete rreth koncertit kontaktoni ne: [email protected] ose [email protected]

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Artikuj të ngjashëm