Pas shumë kohe pa këngë të reja Rihanna në bashkëpunim me Lady Gagan?

By

Rihanna ka folur haptazi për projektet e reja muzikore dhe ka lajme të mira për fansat e saj.

Këngëtarja, yll amerikan i popit, i ka lënë fansat në pritje për muzikën e saj për vjet e vjet, ndërsa tani sapo ka konfirmuar disa detaje për albumin e saj të ri.

31 vjeçarja Rihanna, ka thënë për “T Magazine”, se po e punon një album të zhanrit reggae edhepse ende nuk e di se kur do e lansojë e se çfarë titulli do i vë.

Image result for rihanna and lady gaga

“Deri më tani quhet vetëm R9. Ndoshta kështu edhe do ia vë emrin sepse të gjithë po i referohen me R9-të tani për tani. Si do ta pranoj një emër tjetër kur tashmë kështu ka filluar të njihet albumi im i ri?”, ka thënë Rihanna.

Artistja po ashtu e ka konfirmuar përfundimisht, se nuk do të ketë bashkëpunime me Lady Gagan dhe reperin Drake, ashtu sic ishte thënë! /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm