Orinda Huta rrëfen historinë qesharake, dy herë kishte prishur propozimin për martesë

By

Moderatori Turjan Hyska qenka një djalë aq romantik, sa për hir të dashurisë e romancës me Orinda Hutën, lejoji që dy herë t’i prisheshin planet për martesë.

Këtë e ka rrëfyer vet Huta si e ftuar në emisionin Piter Pan në TV Klan ku u përball me disa nga pyetjet e fëmijëve.

 “A është Turi romantik?” ishte pyetja që një prej fëmijëve i drejtoi Orindës, pas së cilës ajo u përgjigj “Po, është romantik”, u përgjigj Orinda.  

Kishim vendosur të martoheshim përpara se Turjani të bënte
një propozim tamam. Edhe pse unaza e parë u ble shumë vite më parë, që
ai të bënte një propozim që unë nuk e prisja, por unë ia zbulova këtë
propozimin, ia zbulova edhe unazën, por nuk më pëlqeu unaza fare kështu
që e prishëm propozimin e parë”, – tha me të qeshur.

Në vend që të ndihej keq, Turi nuk e la me aq. Për 30-vjetorin e saj, ai i propozoi disa ditë pushime në Romë, të ishin vetëm ata të dy dhe ai të finalizonte qëllimin e tij. Por edhe kështu dështoi…

Siç rrëfeu këngëtarja, natën kur pritej ditëlindja e saj, ata kishin mbetur në trafikun e rënduar të Romës, në një taksi që do t’i çonte në “Piazza del Popolo”.

“Në 30-vjetorin e ditëlindjes time ne shkuam në Romë, një qytet që e duam shumë. Turjani planifikoi në momentet e fundit të gjithë gjënë. Nuk mund të them që e dyshoja plotësisht që ai do ta bënte një gjë të tillë, megjithatë thashë po e bëri mirë. Në ditën që po më vinte ditëlindja ne u vonuam shumë në taksi, madje minutat e fundit përpara se të më vinte ditëlindja ishim akoma në taksi, në një trak të tmerrshëm të Romës. Në momentin e fundit, kur po mbërrinim në Piazza del Popolo, zbritëm nga taksia dhe Turjani e kuptova që ishte shumë i tensionuar, që gjëja të bëhet me se s’bën, që duhet të ishte me patjetër në 12 të darkës tek Piazza që të propozonte. Del nga makina, i jep lekët taksistit, del… Filloi të më përqafonte, aty thashë unë: “Paska diçka këtu. Më përqafoi më mori duart, edhe ‘shpirt’ tha.. Sa tha ‘shpirt’, i thashë: Mos e bëj! Mos e bëj të lutem…

“Po të lutem më lër ta bëj, dua unë, jam përgatitur për këtë gjë. Mos e bëj të lutem, çfarë kuptimi ka gjithë këta njerëz…. Të lutem mos e bëj… E di, ne do martohemi, nuk ka kuptim kjo gjëja”, i kishte thënë përfundimisht Orinda.

Megjithatë planet për martesë ishin kohë më parë, e cifti organizuan një dasmë përrallore në Tiranë.

Artikuj të ngjashëm