G4SHI dhe Ledri shpërndajnë para dhe akullore në klipin e përbashkët (FOTO)

By

Javë më parë, Prive zbuloi se reperi G4SHI i njohur në Amerikë, po bashkëpunon me Ledrin për një këngë të re.

Sot, artisti që jeton në SHBA, ka dhënë më shumë detaje nga kënga dhe videoklipi i cili u xhirua në Kosovë.

‘Unë bëra një këngë për Kosovën me titull ‘That’s mine’. Ledri dhe unë kemi xhiruar vetëm duke ecur në rrugët e Pristinës duke u dhënë akullore dhe para të rinjve sepse unë kisha vetëm disa orë para se të fluturoja për të xhiruar ‘Creep On Me’’, shkroi G4SHI nën një imazh që e ndau me ndjekësit e tij në Instagram.

Ju kujtojmë që reperi ishte në Kosovë për shkak të performancës së tij në festivalin Sunny Hill dhe për këngën me Ledrin.

Pra, G4SHI bëri një rrugë e dy punë…/Prive.al

https://www.instagram.com/p/BmoDhefnbcG/?taken-by=gashi

Artikuj të ngjashëm