Kosova, edhe këtë vit pati pavilonin e saj në Bienalën e Venedikut.
Artisti Alban Muja solli projektin e tij që rikthehej në histori si një thirrje për të mos e harruar të kaluarën.
Përmes tri videoinstalcioneve ai solli një retrospektivë të tri ngjarjeve që kanë ndodhur 20 vite më parë, e që përveç se janë histori personale, zbërthejnë edhe memorien kolektive duke vënë në pyetje edhe ndikimin që kanë imazhet dhe mbulimi medial, sidomos gjatë luftërave dhe konflikteve.
E duket se punimi i artistit që i jepte zë refugjatëve shqiptarë të 1999-tës është vlerësuar edhe ndërkombëtarit.
Faqja artsy në vlerësimin e 10 paviloneve më interesante të kësaj Bienale ka zgjedhur edhe atë të Kosovës me historitë e rrëfyera. /Prive.al