Vëllai i Loredanës nuk ndiqet penalisht, zvicerania ja dha paratë me vetdëshirë

By

Lajmi se Loredana Zefi, reperja shqiptare që jeton në Zvicër është arrestuar nga autoritetet, mori dhenë këtë mëngjes.

Reperja po akuzohet për mashtrim të një çifti zviceran, pasi që ata kanë raportuar se ajo ua kishte zhvatur qindra mijëra franga zvicerane.

Bashkë me vëllanë e saj Berat Zefin, Loredana kishte arritur t’i mashtrojë ata e t’i vë në lajthitje, për përfitime personale. Gjithmonë sipas mediave të atjeshme, megjithatë autoritetet kanë njoftuar se ndaj saj është nisur një hetim.

Në anën tjetër, kundër vëllait të Loredanës Beratit, nuk rëndon asnjë akuzë për shkak se prokurori i Valais – një kantoni në Zvicër, kishte konstatuar se Petra Z. vullnetarisht ia kishte dhënë paratë atij, prandaj Gjykata Supreme Federale, nuk e ndjek penalisht meqë viktima kishte rënë vet pre e mashtrimit dhe ligji kriminal nuk e kap këtë vepër, shkruan 20 Minuten, transmeton Prive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm