Action Bronson gati u verbua…
Reperi me prejardhje shqiptare u detyrua të shkojë në spital pasi gati u verbua nga një dritë skenike. në Teatrin Algonquin Commons në Otava, Kanada, të hënën në mbrëmje.
Në videon e mëposhtme, Bronson shihet duke vënë menjëherë dorën mbi sytë e tij dhe u largua për pak nga skena pasi u çorientua.
Por, reperi u kthye në skenë për një këngë tjetër dhe i tha turmës se po shikonte yjet.
Sipas TMZ, Action Bronson u detyrua të marrë trajtim mjekësor.
Reperi më pas njoftoi për incidentin duke shpjeguar se nuk mund të përfundonte koncertin sepse ai gati ishte i verbuar dhe i çorientuar, por po ndihej më mirë më pas.
Ai tha se këto drita, nuk duhet të jenë kurrë pranë tij dhe kërkoj nga të tjerët të kenë kujdes.