Ajo është e nominuar për çmime Granmmy e cila e përdor talentin e saj e edhe 7.6 milionë ndjekësit në Instagram, për të folur për shëndetin e saj mendor.
Selena Gomez, Iggy Azalea, Rihanna dhe Eminem… ajo është përgjegjëse për disa nga hitet e tyre më të mëdha ndërsa së fundmi, Rexha ka dhënë një intervistë për revistën e njohur britanike Marie Clair.
Rexha ka folur haptazi për problemet e saj me shëndetin mendor, duke thënë se kjo periudhë e jetës së saj, e ka inspiruar të bëjë muzikë.
“Kisha momente kur s’doja të dilja nga shtëpia ose nervozohesha shumë nëse shkoja nëpër ndeja. Qëndroja në një qoshe dhe tmerohesha. Nuk e dija se çfarë ishte ankthi. E pata gjetur një terapist dhe mësoja mënyra se si ta kontrolloja. Unë shkoja te terapisti në fillim të të 20-tave”, ka thënë Rexha, e cila ka folur edhe për fansat e saj dhe muzikën. /Prive.al