Dukesha e Britanisë së Madhe Kate Middleton ka veshur të njëjtin fustan këtë vit me një fustan që kishte veshur 2 vjet më parë.
Middleton, dukesha e Kembrixhit e ka veshur fustanin të cilin ajo e kishte veshur në vitin 2017 në një ngjarje në Londër, ndërsa të njëjtën veshje ajo e pati edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA vjet më parë.
Mirëpo 37 vjeçarja këtë fustan e ka modifikuar pak tek krahët duke e shndërruar në një tjetër model.
Ndërsa ky veprim s’është i pari nga ajo, pasi që dukesha ka veshur edhe herë të tjera të njëjtat veshje e ky është një tipar që fansat e vlerësojnë shumë te ajo.
E për informacionin tuaj, Kate po e mbante veshur fustanin nga Alexander McQueen!