Prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu, shfrytëzoi opsionin pyetje/përgjigje në Instagram, në mënyrë që të jetë sa më e afërt me ndjekësit e saj që janë të shumtë në këtë rrjet social.
Në mesin e shumë pyetjeve që iu bën rreth punës së saj, dikush tha: “Ke menduar ndonjëherë të hysh në politikë. Pse po, pse jo?”.
Përgjigja e moderatores nuk pritej.
“As më shkon në mendje! Politika dhe misioni i saj janë me vlerë, por për natyrën time do ishin kufizim i madh lirire”, tha Alketa.