Detaje nga propozimi që bëri bujë – Çfarë shkoi keq në fejesën e Katy Perry’t me Orlando Bloom

By

Katy Perry ka folur të hënën mbrëma në emisionin e Jimmy Kimmel, duke treguar se si i propozoi fejesë aktori Orlando Bloom.

“Ishte tejet moment I ëmbël”, ka thënë Katy. “Ishte dita e Shën Vlentinit dhe ne dolëm për darkë e unë mendoja se do të shkonim më pas të shohim ndonjë gjë, por hipëm në një helikopter”.

Image result for katy perry and orlando bloom

“Ai më kërkoi që të martohesha me të në helikopter, por pjesa qesharake është se ne me vete kishim shampanjë. Ai ma dha një letër ta lexoja dhe derisa po e nxirrte unazën, kutia e unazës ishte shumë e madhe sa i shkoqi xhepin dhe duke e sforcuar ai i ra shishes së shampanjës me dorë, e theu dhe e rrëzoi”, ka treguar ajo.

“Më pas ne ndaluam në një çati në Los Angeles dhe e tërë familja ime dhe miqtë ishin aty. Ai e bëri momentin shumë të bukur”, ka thënë Perry. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm