Kështu duket Dafina Zeqiri në klipin e ri (FOTO)

By

Javë më parë, PRIVE ju ka lajmëruar se Dafina Zeqiri do të jetë shumë aktive këtë vit me këngë të reja.

Pas qëndrimit të saj të shkurtër në Amerikë, këngëtarja është rikthyer për të vazhduar me punë.

Ajo publikoi dy imazhe së fundmi duke na treguar se si do të duket në klipin e ri, madje Dafina shkroi edhe një frazë të shkurtër nga teksti i këngës së re.

“Krejt çka ka mbetë osht ni kujtim i zbehtë..”, ka shkruar ajo.

Dafina akoma nuk e ka bërë të ditur titullin e këngës megjithatë ajo që dihet është se shumë shpejtë do të publikohet projekti i ri./Prive.al

Artikuj të ngjashëm