E vënë përballë “Këndit të së vërtetës” në “E Diell”, Olta Gixhari i është përgjigjur me sinqeritet pyetjes së Manushit për pagën më të ulët që ajo ka marrë ndonjëherë në karrierën e saj.
“Të gjithë periudhën që unë punoj në Teatrin Kombëtar janë pagesat më të ulëta që kam marrë për cilindo rol që unë kam bërë”- ka thënë ajo.
Gixhari shtoi gjithashtu se edhe pse roli i saj me Timo Fllokon tek shfaqja “Pamje nga Ura” vite më parë, ka ndikuar jashtëzakonisht në famën që ka sot, ajo do më shumë regjisoren Vera Grabocka, bashkëshorten e aktorit Timo Flloko, shkruan TCh.
“Është e vështirë t`i rezistosh energjisë magjike të saj” ka shpjeguar Gixhari.
Në fund të intervistës, Olta tha se Shqipërisë i ka marrë maksimumin. Nisur nga kjo përgjigje, aktorja ndihet 100% gati, pse jo edhe për një karrierë të suksesshme ndërkombëtare.