Alaudin Hamiti sqarohet sërish: “E ke Yllin” program i Klan Kosovës, Geti e Flori të mirëseradhur

By

Mediat shqiptare javën që lamë pas, raportuan se së shpejti në TV Klan do nis një spektakël i ri këndimi, i ideuar nga Alaudin Hamiti dhe për realizimin e së cilit do punonin dy mjeshtrit e muzikës shqiptare, Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi.

Madje u raportua se një talent shoë me titullin “E ke yllin”, do moderohej nga Marina Vjollca, e cila për momentin nuk ka ndonjë projekt televiziv në vazhdimësi.

Por mbrëmë në emisionin e tij në Klan Kosova në Nd’rrimin e Natës, Alaudin Hamiti e ka mohuar të jetë i vërtetë ky raportim dhe madje ka dhënë detaje rreth spektaklit, duke thënë se do të jetë prodhim i Klan Kosovës dhe jo i TV Klanit të Shqipërisë.

Gjatë lojës “Haje ose Thuaje” me Albatrit Muqiqin, ai dha detaje të hollësishme të spektaklit që pritet të nis së shpejti në ekranin kosovar.

“Nëpër portale ka dalë lajmi se një spektakël me këtë emër do nis në Shqipëri, por ky ishte keqinformim. Spektakli është përmendur të jetë në autorësi të Alaudin Hamitit, e aty do marrin pjesë Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi e do udhëhiqej nga Marina Vjollca. Flori e Geti janë të mirëseardhur, dera është e hapur, mirëpo “E ke yllin”, është projekt që do e nisim në Klan Kosova. Ky spektakël për herë të parë do të shfaqet në Kosovë dhe garuesit do këndojnë këngë shqipe”, ka shpjeguar Dini. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm