Ajo me sa duket është shumë e lumtur që po bëhet nënë dhe momentet nga shtatzënia po i ndanë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Këngëtarja Gjira, befasishëm dy javë më parë dha lajmin se është në pritje të një fëmije.
Gjira madje publikoi fotografinë me barkun e fryrë, duke e dhënë në këtë mënyrë lajmin se ajo është shtatzënë dhe po bëhet nënë për herë të parë.
Një imazh të tillë këngëtarja e ka publikuar sërish në Instagramin e saj, ku mbanë me dorë barkun e saj që po rritet çdo ditë.
“Nëna, 70 kilogramë e Plus”, ka treguar ajo për peshën që ka shtuar. /Prive.al