Në prag të festave të fundvitit, ai publikoi edhe protretin e parë të familjes së tij të re.
Erion Veliaj, kryebashkiaku “cool” i Tiranës që sapo është bërë baba, ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, një fotografi ku shfaqet me bashkëshorten dhe të birin.
Në krah me Ajolën dhe Kajanin, ai duket shumë i lumtur ndërsa shkruan se është shumë mirënjohës për njerëzit që e mbështesin.
” Shumë faleminderit të gjithëve për urimet, jeni një bekim i vërtetë. E çmojmë përditë mbështetjen tuaj e ju duam pafund – Eri, Ajo & Kai”, ka shkruar Veliaj. /Prive.al