Është hera e parë që këngëtarja më origjinë shqiptare, Bebe Rexha të nominohet në kategorinë si “Artisti i ri më i mirë” në “Grammy 2019”.
Ky nominim këngëtaren Rexha e gëzoj jashtë mase, sa që publikoi edhe një video në rrjetin e saj social, Instagram duke qarë, njofton Klan Kosova.
Mirëpo më këtë nominim nuk pajtohet revista “This is Insider”, sipas tyre Rexha nuk mund të llogaritet më si artiste e re, pasi që është në skenë që nga viti 2014.
Ndërsa artistët e tjerë që janë në atë kategori e ndër ta është edhe Dua Lipa, sipas kësaj reviste e meritojnë të jenë.