Menjëherë pas lindjes Ajola Xoxa shfaqet e mahnitshme, ajo riktheu format në kohë rekorde

By

Duket sikur kjo fotografi është realizuar shumë kohë më parë, e edhe para se ajo të bëhej nënë.

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, duket në formë të shkëlqyer pas lindjes së saj të parë. Xoxa ka rikthyer në kohë rekorde format, ndonëse vetëm në fillim të këtij muaji mori epitetin nënë.

Më 6 tetor u bënë prindër për herë të parë ndërsa Ajola solli në jetë një djalë që vendosën ta pagëzonin me emrin e veçantë Kajan.

Pas lindjes së Kajan i cili u bë kryefjala e mediave, çifti preku publikun me dedikimet emocionuese për të voglin. Vetëm dy javë pas lindjes së djalit, Ajola ka bërë daljen e saj publike dhe me siguri të gjithë kanë mbetur gojëhapur.

Teksa kishte shkuar në një pagëzim, ajo është shfaqur në super formë, e veshur me një fustan deri në fund të këmbëve, ndërkohë që kishte kapur dorën me Kryebashkiakun.

Artikuj të ngjashëm