Mbrëmjen e sotme në emisionin NIN të Klan Kosova u diskutua mbi paradën e krenarisë, që zhvillohet nesër në kryeqytet.
Paraprakisht, gjatë ditës një insert i shkurtër u nda nga intervista. Në këtë pjesë, anëtarë të komunitetit LGBTI i bënë thirrje publike këngëtares Adelina Ismaili që të jetë pjesë e paradës ditën e nesërme, meqenëse është ikonë e komunitetit, si më e pëlqyera.
E pas ftesës, për të cilën u etiketua nga Alaudin Hamiti, prezantuesi i NIN, Adelina ka dhënë përgjigjen e saj.
Ajo e ka pranuar ftesën e komunitetit LGBTI duke ftuar mes tjerash edhe të tjerë që të bashkëngjiten.
Se kush nga fytyrat publike do e ketë vendosshmërinë që nesër të marrë pjesë në paradë, kjo mbetet të shihet. Numërimi prapa ka nisur. /Prive.al