Konflikti mes Dua dhe Ritës, gazeta britanike tregon arsyen pse dyshja nuk flasin!

By

Rita Ora dhe Dua Lipa janë dy artistet shqiptare më të famshmet në botë të cilat kanë shkuar në të njëjtën shkollë kur ishin të vogla, kanë të njëjtët miq të famshëm dhe familjet e tyre e njohin njëra tjetrën që nga Kosova.

Gazeta Britanike “The Sun”, ka publikuar një artikull i cili përpiqet të hedh dritë mbi atë se pse dy këngëtaret që kanë kaq shumë të përbashkëta, nuk duhen mes vete dhe nuk flasin me njëra tjetrën.

View this post on Instagram

my mama a stunner @anesalipa

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Pavarësisht se familjet i kanë mike, Rita dhe Dua asnjëherë nuk e kanë përkrahur publikisht njëra tjetrën.

Në fakt, insajderë kanë dhënë informacion se dyshja janë përfshirë në një konflikt familjar, pasi Dua nisi të debutonte në skenë dhe po tentonte të hynte në industri. Thuhet se ajo u shmang nga motra e Ritës Elena, e cila punon për një kompani muzikore, me frikën se Dua do i vidhte kurorën Ritës. Të paktën kështu shkrun “The Sun”.

View this post on Instagram

M A M A

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

E pyetur për Ritën në një intervistë, Dua me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë ishte përgjigjur me shumë diplomaci: “Prindërit tanë e njohin njëri tjetrin, ndërsa unë pak a shumë e njoh motrën e saj”.

Ndërsa një burim afër Dua Lipës ka thënë për Sun Online: “Prandaj s’do t’i shihni më bashkë. Ka filluar ky raport i keq për shkak se motra e Ritës e kishte injoruar Duan dhe tani Dua mendon se ajo nuk e kishte përkrahur sepse kishte frikë mos i bëhej rivale Ritës, dhe nuk janë pajtuar që atëherë”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm