Mozzik ndryshon stilin e jetesës

By

Jemi mësuar ta shohim të veshur me marka të shtrenjta por edhe me pushime mjaft luksoze bashkë me të dashurën e tij.

Mozzik dhe Loredana kanë kohë që po jetojnë bashkë, por reperi ferizajs paska vendosur të ndryshojë pak stilin e jetës.

Artisti njoftoi se ka nisur vrapimin dhe këtë e dokumentoi edhe përmes Instagramit.

Kujtojmë se reperi tash e disa muaj po jeton jashtë trojeve shqiptare pasi iu bashkua të dashurës së tij me të cilën thuhet se është kurorëzuar fshehurazi.

Mozzik së fundmi ka paralajmëruar këngë të re e cila do të publikohet brenda këtij muaji. Ai publikoi edhe një video për të dëgjuar pak nga kënga e realizuar nga Miksu dhe Macloud, producentët me të cilët po punon pas prishjes së kontratës me On Records.

Nëse nuk e dini, në fillim të këtij muaji, Mozzik dhe Getinjo, shkëputen marrëdhëniet e tyre me On Records, pas një kohe të gjatë pune me ta.

Të dy reperët nuk ishin prezent këtë vit me koncerte pasi thanë se kishin plane të mëdha të cilat pritet të realizohen brenda këtij viti./Prive.al

Artikuj të ngjashëm