Një lajm i ri vjen nga Eni Koçi

By

Eni Koçi sapo dha një lajm të mirë për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj.

Përmes një videoje të postuar në instastory, këngëtarja njoftoi se po punon mbi këngën e saj të re e cila sipas përshkrimit, është gati për t’u publikuar shumë shpejtë.

Eni shihet në një studio e cila sipas të gjitha gjasave është e Black Fish Entertainmet, në krye me Genc Prelvukajn, me të cilin thuhet se është në lidhje dhe me të cilin ka bashkëpunuar kohëve të fundit për secilën këngë.

Artistja javë më parë erdhi në një bashkëpunim me Mc Kreshën – projekti i të cilëve u pëlqye dhe mori komente pozitive.

Mbi këngën e re, Eni nuk dha detaje më shumë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm