Në fillim të këtij muaji, Tuna u rikthye me ‘Chonga’ pas një pauze të gjatë pasi u bë nënë.
Ajo ia dedikoi një kohë të madhe djalit të saj Tianit, dhe për të hoqi dorë edhe nga muzika, të paktën për disa vite.
Por, këngëtarja nuk e ka ndërmend të pauzojë më.
Përmes opsionit pyetje/përgjigje në Instagram, Tuna është pyetur nga dikush nëse do të ketë edhe një këngë të re nga ajo.
Artistja u përgjigje: ‘Shumë shumë shumë shpejtë’.
Tuna ka postuar edhe fotografi ditë më parë, nga një studio bashkë me Seven Saraqin i cili i ndihmoi për ‘Chonga’, duke konfirmuar se shumë shpejtë do të kemi edhe një projekt të ri nga ajo./Prive.al