Dueti motër e vëlla më në fund ka një datë!

By

Alban dhe Beatrix Ramosaj kanë paralajmëruar nëpërmjet disa postimeve në rrjete socialepër një duet.

Prej vitesh vëlla e motër janë pjesë e botës muzikore shqiptare por ata nuk kanë bërë asnjë bashkëpunim më parë ndonëse kërkesat nga fansat s’kanë munguar asnjëherë.

Nëpërmjet postimeve në Instastory Beatrix na ka lajmëruar se dueti i saj Albanin  do të publikohet në datë 18 gusht.

“Përshëndetje! Lajme emocionuese. Dueti më në fund ndodhi! Vëllai im dhe unë do të publikojmë duetin e parë bashkë më 18 gusht. A është kjo ajo që ju të gjithë prisnit?”

Në fakt, mezi presim të shohim se çfarë kanë bërë gati dyshja e njohur! /prive.al

Artikuj të ngjashëm